Aksidenti me vdekje në Rrugën e Kombit, në mjet udhëtonin babë e bir nga Kosova

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në mjetin tip “Land Rover” me targa italiane që u bë shoshë në Rrugën e Kombit pas përplasjes me një autobus po udhëtonin babë e bir nga Kosova.

Ora News mëson se  makina drejtohej nga babai, Hysen Saitaj, i cili ka gjetur vdekjen në vend, ndërsa djali ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Rrëshenit.

Drejtuesi dhe pasagjeret e autobusit fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:22, ku mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane.

Drejtuesi i mjetit autobus është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Share This Article