Aksidenti në Itali i merr jetën 38-vjeçarit shqiptar, policia shpall në kërkim pasagjerin e arratisur, çfarë u gjet në makinën e viktimës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë ka ndodhur një natë më parë në Itali, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një shqiptar. Sipas mediave italiane viktima është identifikuar si Saimir Gjoka, 38-vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, teksa raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Nga përplasja, 38-vjeçari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, dhe për nxjerrjen e tij nga mjeti u desh ndërhyrja e zjarrfikëses.

I plagosur mbeti edhe një 55-vjeçar i cili udhëtonte në makinën tjetër. Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, autoritetet italiane zbuluan në makinën e shqiptarit një çantë të mbushur me para dhe një substancë të dyshimtë.

Po ashtu në makinë me Gjokën ndodhej edhe një pasagjer, i cili dyshohet se u arratis në fushat pranë zonës pas përplasjes. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit, si dhe janë vënë në kërkim të personit të arratisur.

Share This Article