Aksidenti në Kroaci/ Nënë e bijë nga Kosova humbin jetën, babai dhe i biri në gjendje të rëndë

albnews
By
1 Min Read

Nënë e bijë nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Kroaci. Ndërsa babai dhe biri kanë mbetur të plagosur rëndë.

Të plagosurit nga aksidenti janë dërguar në një spital në Split.

Gjithashtu, në këtë aksident humbi jetën edhe një 33-vjeçar nga zona e Zarës, shkruajnë mediat kroate. 

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23;00 autostradën në dalje të Ravçës ndërsa nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti dhe pritet raporti i prokurorisë komunale.

Share This Article