Aksidenti në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe tetë të lënduar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar gjegjësisht në fshatin Trapçindoll ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku jetën e kanë humbur 3 persona, ndërsa 8 persona janë lënduar.

“Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura.

Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar dhe disa prej tyre janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.

Ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet për të gjitha llojet e mjeteve”, thonë nga MPB.

Share This Article