Aksidenti tragjik i merr jetën shqiptarit në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Itali. Mediat italiane mësojnë se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 25-vjeçari shqiptar Endri Zaimi, baba i dy fëmijëve.

Ai gjeti vdekjen ndërsa makina me të cilën udhëtonte u përplas nga një kamion  i tonazhit të rëndë duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar  forca të shumta police të cilët kanë tentuar t’i vijnë në ndihmë shqiptarit por për të ishte tepër vonë.  Edhe drejtuesi i kamionit pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta megjithatë po punohet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Share This Article