Aksidenti tragjik në Britani, 4 makina policie bëhen copash në autostradën e Newcastle

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i pazakontë trafiku ka ndodhur në autostradën A1 pranë Newcastle, në Britaninë e Madhe, ku janë përfshirë të paktën katër makina policie dhe dy automjete civile, një BMW dhe një Volvo.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe ka rezultuar me pesë persona të dërguar me urgjencë në spital.

Sipas Shërbimit të Ambulancës së Veri-Lindjes, në vendngjarje janë dërguar pesë ekipe ambulancash, një mjek specialist, një oficer detyre, dy ekipe të Ndërhyrjes në Zona të Rrezikshme (HART) si dhe mbështetje nga Shërbimi Ajror i Ambulancës së Madhe të Veriut.

Gjendja e të lënduarve mbetet e paqartë, por raportohet se disa kanë pësuar dëmtime serioze.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë për një shkatërrim të madh të një prej makinave të policisë, që ka humbur çatinë dhe tre dyer, ndërsa të tjera janë me dritare të thyera dhe pjesë të shpërndara në të tri korsitë e rrugës.

Një nga automjetet civile është përmbysur plotësisht, ndërsa autostrada A1 është mbyllur në të dy drejtimet midis nyjeve 73 dhe 75 dhe pritet të qëndrojë e tillë deri në orët e pasdites për shkak të hetimeve të ndërlikuara që po zhvillon Policia e Northumbria-s.

Share This Article