Aksidenti tragjik në Fushë-Krujë Milot, shkon në 5 numri i viktimave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur pak pas mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, pasi mësohet se ka ndërruar jetë dhe një person i pestë, përveç katër viktimave që ndërruan jetë në vend. Viktima, një 34-vjeçare me inicialet R.H, ishte dërguar në spital, por ndonëse fillimisht u raportua se ishte jashtë rrezikut, humbi jetën të dielën pasdite.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku një automjet me drejtues shtetasin Alfred Dika 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Artan Alushi 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ndërruan jetë në vend dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Shkumbin Brati 20 vjeç dhe Almenia Karaj 16 vjeç, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi, tha Policia.

Share This Article