Shtatë persona humbën jetën dhe një i tetë mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti ajror në Maine të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas Administratës Federale të Aviacionit avioni privat një Bombardier Challenger 600 u përplas dhunshëm në pistë dhe shpërtheu në flakë pas sekonda pasi ishte ngritur për fluturim.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa aksidenti shkaktoi vonesa të shumta në fluturimet e tjera, një pjesë e të cilave u shtynë deri në pastrimin e pistës.
Identiteti i viktimave nuk bëhet ende me dije, teksa hetimet vijojnë.
Shumë fluturime në të gjithë vendin janë anuluar ditët e fundit, pasi pjesa më e madhe e SHBA-së është përballur me mot të ftohtë dimëror.

