Aksidentohet eskorta e kryeministrit Albin Kurti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga automjetet e eskortës së kryeministrit të Albin Kurti është aksidentuar rrugës për në Gjilan.

Kështu i ka thënë Express-it, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai ka treguar se në veturë nuk ka qenë i përfshirë kryeministri Kurti.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka thënë Kryeziu.

Share This Article