Aksidentohet furgoni me imigrantë në Teksas, dhjetë të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Së paku dhjetë persona kanë vdekur dhe 20 tjerë janë lënduar të mërkurën kur një furgon me imigrantë u aksidentua në Teksas, raporton BBC.

Autoritetet amerikane kanë thënë se furgoni ishte me shpejtësi të madhe, kur në tentim për të dal nga autostrada goditi një shtyllë të metalit dhe një shenjë stopi në qytetin Encino.

Zyrtarët shtetëror të Teksasit kanë njoftuar se 30 persona ishin në furgon, ndërsa furgoni është i dizajnuar për të mbajtur 15 pasagjerë.

Besohet se disa nga pasagjerët ishin imigrantë të padokumentuar që kishin kaluar kufirin nga Meksika.

Share This Article