Aksidentohet një tjetër autobus urban në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër autobus urban është aksidentuar në kryeqytet. Policia bën të ditur se në aksident është përfshirë një autobus i linjës së Kombinatit, ndërsa ngjarja ka ndodhur në zonën e “Misto Mames”.

Sipas policisë, shtetasi S.Sh. ka humbur kontrollin e autobusit dhe më pas është përplasur me një kosh plehrash. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Ky është rasti i tretë i aksidenteve të autobusëve urbanë në Tiranë që prej 29 prillit kur autobusi i linjës së Unazës përfundoi në lumin e Lanës, duke plagosur 6 persona.

Share This Article