Aksidentoi 2 vajza pranë kryeministrisë, arrestohet Jorgaq Thengjilli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arrestohet Jorgaq Thengjilli, shoferi i cili aksidentoi me makinë dy të reja të dielën në kryeqytet, pranë kryeministrisë. 

Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Tiranës, e cila informon se ka arrestuar në flagrancë shtetasin, Jorgaq Thengjilli, lindur në 2002 në Larisa, Greqi dhe banues në Tiranë, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Thengjilli nuk është një personazh i panjohur për policinë rrugore, pasi edhe më parë është ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në zona të banuara.  

Ndërsa drejtonte mjetin, Jorgaq Thengjilli ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe ka përplasur dy këmbësore në rrugën “Ismail Qemali”.

“Të lënduarat janë dërguar në spitalin e Traumës dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Nga testi i alkolit me aparat “Drager”, rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk ishte nën ndikimin e alkoolit, gjithashtu dhe nën ndikimin e lëndeve narkotoke. Ai më parë është ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në zona të banuara.”, njofton policia.

Dy të reja janë përplasur të dielën nga një makinë, teksa po ecnin në trotuar pranë kryeministrisë. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës. Drejtuesi i mjetit i identifikuar si, Jorgaq Thengjilli, 21 vjeç, ka humbur drejtimin për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Share This Article