Aksidentoi një grua me makinë, arrestohet 12-vjeçari në Angli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

ANGLI- Një i mitur 12-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasje pasi një grua u godit dhe u vra nga një makinë në Sheffield. Gruaja rreth të 60-ave vdiq në vendngjarje pasi u gjet e plagosur rëndë në zonën Greenhill të qytetit rreth orës 19:10 të mbrëmjes të së mërkurës.

Djali u gjet pak më vonë dhe u arrestua. I dyshuari mbeti në paraburgim të enjten. Disa buqeta me lule janë vendosur në Hemper Lane këtë pasdite.

Kryeinspektori Andrea Boëell i Policisë së Yorkshire të Jugut tha: Kjo do të jetë një kohë thellësisht shqetësuese për familjet e atyre që janë përfshirë në këtë incident dhe unë do të kërkoja që privatësia e tyre të respektohet ndërsa ata kërkojnë të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.”

Share This Article