Aksion i policisë dhe agjentëve të BKH në Elbasan për kapjen e Suel Çelës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forca të shumta të policisë të asistuara nga agjentët e BKH kanë kryer nje aksion paraditen e kësaj të marteje, për kapjen e personit në kërkim për porosi vrasjeje, Suel Çela.

Forca e policisë kanë zbarkuar në tregun agroushqimor dhe në shtëpinë e këtij të fundit për kontrolle. Ende nuk dihet nëse Çela është gjetur apo arrestuar, pasi policia është e rezervuar në dhënien e informacionit. Suel Çela kërkohet prej disa vitesh si person i dyshuar i perfshirë në ngjarje kriminale.

Suel Çela i njohur edhe si Marjus Lulaj i është drejtuar me kërkesë gjykatës së Posaçme ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg me një masë më të lehtë sigurie. Prej majit të vitit të kaluar, Çela u shpall në kërkim pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Sipas SPAK, Çela ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial. Gjithashtu, SPAK dyshon se ai ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës. Atentati ndaj administratorit Lulzim Masha ndodhi më 18 janar 2022. Fatmirësisht, Masha shpëtoi pa u kapur nga plumbat.

Ai u qëllua në mes të ditës teksa udhëtonte me makinën e tij në zonën e Liqenit të Thatë. Për këtë ngjarje është arrestuar Skerdi Tase, i cili ka pranuar autorësinë e krimit. I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani pohoi se ditën e ngjarjes ka qenë me Skerdi Tasen në Tiranë dhe e ka ndihmuar për t’u larguar me shpejtësi.

Share This Article