Prokuroria Themelore e Pejës ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion kundër krimit të organizuar në disa komuna, në kërkim të plantacioneve me kanabis.
Aksioni është zhvilluar në Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj dhe Mitrovicë.
Shkodran Nikqi nga Prokuroria Themelore e Pejës bëri të ditur se është gjetur një plantacion me kanabis në fshatin Drejë të Istogut, ndërsa do të bëhet asgjësimi i tyre.
Gjatë këtij aksioni janë arrestuar disa persona.
Ndryshe, aksioni i gjerë kundër krimit të organizuar ka nisur mëngjesin e së mërkurës në rajonin e Dukagjinit, ku cak i bastisjeve janë një grup i dyshuar për kontrabandë të drogës dhe armëve.
Bëhet e ditur se janë bastisur 13 lokacione, ndërsa janë sekuestruar armë, para e telefona.