Aksioni policor në Shtërpcë,  sekuestrohen dosjet e strukturave paralele të Serbisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të gjitha dosjet e strukturave paralele të Serbisë janë sekuestruar gjatë aksionit të sotëm në Shtërpcë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.

 “Jemi duke e zbatuar një urdhëresë të gjykatës për kontroll dhe sekuestrim te dokumentacionit dhe pajisjeve në objektin e strukturave ilegale. Janë sekuestruar të gjitha dosjet”, deklaroi ai.

Policia e Kosovës që nga orët e mëngjesit është duke e zbatuar urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e katër lokacioneve në Shtërpcë dhe largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

Lidhur me këtë aksion, Prokuroria në Ferizaj përmes një komunikate për media tha se persona të arrestuar për momentin ende nuk ka.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”, thuhet në njoftimin për media.  

Policia e Kosovës që nga orët e mëngjesit është duke e zbatuar urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e katër lokacioneve në Shtërpcë dhe largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

Prokurori Rasim Maloku tha për Telegrafin se po zbatohet një urdhëresë e Gjykatës si dhe po bastisen pesë lokacione që i kontrollojnë strukturat ilegale.

 “Po zbatohet një urdhëresë e Gjykatës, ndërsa po bastisen katër lokacione që i kontrollojnë strukturat ilegale në Shtërpcë”, tha prokurori Maloku.

Share This Article