“Akte vandale”-Opozita ‘zaptoi’ sallën dhe s’lejoi Komisionin e ‘Zgjedhores’, Gjiknuri: Po s’e miratoi pakica, do gjejmë mënyrën ta shtyjmë përpara!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka dalë nga salla e bllokuar e nga deputetët e opozitës dhe në fjalën e tij për mediat u shpreh se mbledhja është e pamundur në zhvillohet në sallë, si pasojë e akteve vandale të deputetëve.

E pamundur për t’u zhvilluar mbledhja. Edhe atë që predendojnë, Oerd Bylykbashin nuk e kanë sjellë dhe Alibeajn si duket nuk  e kanë lejuar.

Për të ardhur keq, sepse opozita duhet të jetë e para, por është zgjedhja e tyre” tha fillimisht Gjiknuri.

I pyetur nëse mbledhja do të anulohet apo do të mbahet online, ai tha: “Do të ketë një njoftim. Nëse opozita nuk do të bëhet pjesë, do të gjejmë një mënyrë që Reforma të eci përpara.”

Share This Article