• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Maqedonia
Aktivist politik dhe biznesmen dhe afërsi me ish-drejtorin e policisë sekrete, kush është Lupço Palevski, i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup

Aktivist politik dhe biznesmen dhe afërsi me ish-drejtorin e policisë sekrete, kush është Lupço Palevski, i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup

by albnews
6 December, 2023
in Maqedonia
0
30
VIEWS

I ekspozuar në media, aktiv në politikë dhe biznesmen i dyshuar, kështu mund të përshkruhet profili i Lupço Palevskit – Palço, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski nga Velesi. Palevski ishte aktiv në rrjetet sociale me podkastin e tij “Krsh”, si drejtues i lëvizjes “E treta”, një grupim politik me bindje pro-ruse ku ai përçonte mesazhe me nxitje nacionaliste.

Mbrëmjen e 21 nëntorit, një ditë para rrëmbimit të 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, ai kishte bërë një njoftim në rrjetin social Facebook se emisioni i radhës i paraparë për të dielën, do të shtyhej për të martën, më 23 nëntor. Ditën e rrëmbimit të Zhezhovskit ai nuk bëri asnjë postim, ndërsa pas rrëmbimit të 14-vjeçares në disa raste ka shkruar se fëmijërinë e kishte kaluar pranë shkollës “Pestaloci”, e njëjta ku mësonte Vanja Gjorçevska.

Derisa vazhdonin kërkimet për Vanjën, në postimet e tij, i dyshuari për rrëmbimin dhe vrasjen e saj, përdorte gjuhë të urrejtjes dhe nacionalizëm ekstrem. Lupço Palevski dhe katër persona të tjerë, përfshirë dhe të atin e vajzës, pas një hetimi intensiv nga policia dhe prokuroria maqedonase, rezultuan të jenë autorët e rrëmbimit, ndërsa Palevski edhe ekzekutor i tyre.

Një ditë para publikimit të hetimeve, Palevski ishte arratisur nga Maqedonia e Veriut, ndërsa më 5 dhjetor, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, njoftoi se ai ishte arrestuar në Turqi dhe se tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij, derisa të dyshuarit e tjerë tashmë ndodhen në paraburgim në Shkup.

Lupço Palevski-Palço, ish-themelues i javores “Start”, përmes së cilës ai donte të ishte i pranishëm në media, kështu që përveç podkast-it të tij personal, i cili ka 2500 ndjekës, ai mori hapësirë edhe në portalin pro-rus “Infomax”, sipas hulumtimeve mbi ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut.

Palço për opinionin e gjerë njihet që nga viti 1998 kur u bë kryetar i degës së Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) në Shkup, e cila tani drejtohet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ekspertët e kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se pikërisht kjo është periudha kur atij i jepet mundësia të afrohet me ish-drejtorin e policisë sekrete në atë periudhë, Zoran Verushevski.

Kush dhe pse e “mbronte” Palçon?

Emri i Lupço Paleskit-Palço u bë “i pakëndshëm” për shumëkënd kur u bë e ditur se ai u arrestua me dyshimin se fshihej pas kanalit në Youtube “Nikola Tesla” ku në vitin 2017 ishin publikuar bisedat e përgjuara të politikanëve, gazetarëve, biznesmenëve dhe personazheve publike. Prokuroria Speciale Publike që ishte formuar në vitin 2016 për hetimin e përgjimeve, kishte zbuluar se përmes kanalit “Tesla”, Palevski ka bërë shantazhe të ndryshme mbi personat e përgjuar, por pavarësisht kësaj ai është liruar.

Ai arriti deri aty saqë disa nga bisedat e përgjuara i kishte lëshuar të dëgjoheshin në sheshin e qytetit të Prilepit, por edhe atëherë u arrestua dhe më pas u lirua. Për ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov, është e qartë se ka pasur mbrojtje nga zyrtarë të lartë të policisë edhe atëherë edhe tani.

“Në atë kohë, Ministria e Brendshme kishte dyshime se ai po i përdorte për shantazh, por atëherë ishte aktuale dhe kaloi. Por, supozoj se ai ka qenë në komunikim me njerëz të MPB-së për një kohë të gjatë dhe kjo pyetje duhet t’i drejtohet drejtpërdrejt ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai tani mban përgjegjësi politike dhe duhet të thotë nëse Palevski ka komunikuar me shërbimet. Fakti që deri më tani nuk ka epilog më serioz për kaq shumë prej veprave të tij, është befasues”, thotë Trajanov.

Ai për një kohë të gjatë merrej me biznese në fushën e ndërtimtarisë dhe ndërtoi objekte në qendër të Shkupit, disa prej tyre ndërtime pa leje, e më i famshmi ndër to është objekti i njohur si “Tifani”. Në vitin 2021, në emër të Palevskit u regjistrua Shoqata e qytetarëve për popullarizimin e mendimit të lirë dhe mediave “Desna Republika” (Republika e Djathtë), adresa e së cilës është gjithashtu në qendër të Shkupit.

Themelues të saj janë edhe 14 persona të tjerë, në mesin e tyre janë edhe disa nga të dyshuarit aktualë për dy vrasjet. Në fillim të këtij viti, në janar, u themelua partia politike djathtiste Desna, adresa e së cilës është në vendbanimin Kisella Voda. Emri i saj do të thotë se Lupço Palevski-Palço është i djathtë, i cili promovon ide radikale për shkak të “tradhtive” që po i ndodhnin Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas raportimeve, ai kundërshtonte fuqishëm integrimin euroatlantik të vendit dhe promovon disa nga idetë për afrim me Rusinë.

Tubimet që ai organizonte me përkrahësit e tij shpesh mbaheshin nëpër objektet e kishave.

Partia ka krijuar edhe një deklaratë për mosndryshimin e emrit, statusit dhe dinjitetit të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit.

Partia distancohet nga Palço

Përmes një njoftimi në profilin e saj në Facebook, partia Desna ka lëshuar një deklaratë, në të cilën pretendon se pjesa tjetër e anëtarësimit është përballur me tronditje dhe mosbesim për zhvillimet. Sipas njoftimit, kjo parti kërkon dënim të rreptë për Lupço Palevskin dhe anëtarët që dyshohen për kryerjen e aktit mizor të vrasjes së 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski. Partia njofton se do të ngrijë anëtarësimin, funksionet dhe aktivitetet e të akuzuarve deri në përfundim të procesit.

Spasovski e quajti “përbindësh”, opozita e akuzon si “bashkëpunëtor”

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ditën që doli me detajet e hetimin, ishte zotuar se do të bënte gjithçka për arrestimin e rrëmbyesit dhe ekzekutorit të viktimave. “Do të bëj gjithçka, ju premtoj, që ky person ose nëse preferoni, ky përbindësh, gjurmët e të cilit po e ndjekim sapo të shkelë në tokën tonë, të dalë para drejtësisë”, pati deklaruar Spasovski.

Mirëpo, opozita e akuzoi Spasovskin se ka palogjikshmëri në hetim dhe e pyeti ministrin e Brendshëm nëse Palço kishte vërtet informacion për të dhe për këtë arsye ishte arratisur përtej kufirit. Por, Spasovski i mohoi këto akuza, ndërsa mbrëmjen e 5 dhjetorit kur njoftimin arrestimin e Palevskit në Turqi tha se të gjitha ata që e keqpërdorin këtë rast, janë “politikanë amatorë”, kurse të gjithë të tjerët që vazhdojnë të nxisin urrejtje dhe të përhapin dezinformata, do të japin llogari. 

Previous Post

Rritje alarmante e rasteve në të gjithë vendin, Rumania shpall epidemi të fruthit

Next Post

Ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori i njohur Mirush Kabashi

albnews

albnews

Related Posts

Tragjedia në Koçan, sot kthehen tetë pacientë nga trajtimi në Turqi, Bullgari dhe Slloveni
Maqedonia

Tragjedia në Koçan, sot kthehen tetë pacientë nga trajtimi në Turqi, Bullgari dhe Slloveni

2 May, 2025
“Reporterët pa kufij”: Maqedonia e Veriut shënon rënie në lirinë e medias
Maqedonia

“Reporterët pa kufij”: Maqedonia e Veriut shënon rënie në lirinë e medias

2 May, 2025
Qyteti i Ohrit i mbushur me turistë të huaj dhe vendas për 1 Maj
Maqedonia

Qyteti i Ohrit i mbushur me turistë të huaj dhe vendas për 1 Maj

1 May, 2025
Next Post
Ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori i njohur Mirush Kabashi

Ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori i njohur Mirush Kabashi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2376 shares
    Share 950 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM