Aktivistët ambientalistë në Britani protestuan për hapa më seriozë për ndryshimin e klimës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Punonjësit e policisë paralajmëruan protestuesit dhe më pas ndërhynë ndaj grupit i cili nuk mori në konsideratë paralajmërimin

Anëtarët e grupit të aktivistëve ambientalistë “Insulate Britain” në Britani zhvilluan protestë duke bllokuar rrugët që shkojnë për në parlament.

Anëtarët e grupit “ngjitën me ngjitëse” veten tyre në rrugët që shkojnë në ndërtesën e parlamentit në kryeqytet dhe kërkuan që qeveria britanike të ndërmarrë hapa më seriozë në çështjen e ndryshimit të klimës.

Për shkak të protestës së grupit, trafiku përreth zonës së parlamentit u bllokua.

Ndërkohë ata që kaluan nga rruga në afërsi të ndërtesës së parlamentit reaguan ndaj protestuesve që bllokuan rrjedhën e trafikut.

Punonjësit e policisë paralajmëruan protestuesit dhe më pas ndërhynë ndaj grupit i cili nuk mori në konsideratë paralajmërimin.

Policia Metropolitane në një deklaratë njoftoi se në këtë drejtim u arrestuan 34 persona.

Share This Article