ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit 8 hours ago
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro 8 hours ago
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët! 8 hours ago
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit 8 hours ago
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 10 hours ago
Next
Prev
Home UK

Aktivistët ngrenë alarmin në Britani/ Si grupet ruse në Telegram tentojnë të ‘rekrutojnë’ njerëz për të nxitur sulme

albnews by albnews
28 February, 2025
in UK
0
Aktivistët ngrenë alarmin në Britani/ Si grupet ruse në Telegram tentojnë të ‘rekrutojnë’ njerëz për të nxitur sulme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një rrjet kanalesh në Telegram, me lidhje ruse, po nxisin qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar me qëllim kryerjen e sulmeve ndaj xhamive dhe myslimanëve, duke ofruar kriptovaluta në këmbim.

The Guardian shpjegon taktikat që ndjekin këto grupe për të ndikuar te njerëzit, duke shpërndarë skedarë PDF me udhëzime për prodhimin e bombave dhe dizajne për armë të printuara 3D. Sipas medias, nëpër rrugët britanike janë shfaqur gjithashtu postera me kode QR për grupet në fjalë.

RelatedPosts

Dukesha e Sussexit, Meghan nis xhirimet e filmit të ri, u rikthye në aktrim pas tetë vjetësh

4 mijë vende të reja pune nga hitet muzikore në Mbretërinë e Bashkuar/ Zbulohen këngëtarët që kontribuan më shumë

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Një grup kundër racizmit, i quajtur Hope Not Hate, ka dorëzuar një dosje në polici që përmban të dhëna për këto kanale dhe lidhjet e tyre të mundshme ruse, dhe shprehet i shqetësuar se përbëjnë kërcënim shumë të madh. Trusti i Sigurisë së Komunitetit (CST) dhe Tell Mama, organizata bamirëse të cilat monitorojnë krimin e urrejtjes kundër hebrenjve dhe myslimanëve, kanë shprehur gjithashtu shqetësimin për këtë rrjet dhe për lidhjet e tyre ruse.

Ken McCallum, kreu i MI5, paralajmëroi në tetor se inteligjenca ruse ka qenë në një mision për të krijuar “rrëmujë në rrugët britanike dhe evropiane”.

Gregory Davis, një studiues i lartë në Hope Not Hate, tha: “Ne jemi të shqetësuar, duke pasur parasysh raportimet e përpjekjeve të mëparshme ruse për të rekrutuar grupe njerëzish në MB të gatshëm për të kryer akte kriminale këtu, se ky rrjet është krijuar për të rekrutuar njerëz për të kryer akte dhune. Ne besojmë se njerëzit që drejtojnë rrjetin po përdorin një sërë mjetesh për të krijuar kontakte të drejtpërdrejta me aktivistët britanikë të ekstremit të djathtë në platformë dhe ka të ngjarë t’i inkurajojnë privatisht ata të kryejnë një akt terrori.”

Stella Creasy, një deputete laburiste, zona e ëalthamstoë e së cilës është shënjestruar me mbishkrime, tha: “Këto janë akuza shumë të besueshme për ndërhyrje të huaja dhe ato duhet të merren seriozisht. Për disa kohë është bërë e qartë në nivel lokal se ka një përpjekje të bashkërenduar për të mashtruar, provokuar dhe mbjellë përçarje midis komuniteteve, online dhe offline. Kjo po ndodh në komunitete si imja. Ne duhet ta marrim këtë shumë seriozisht për shkak të aktivitetit kriminal, ndërhyrjes së huaj në demokracinë tonë dhe rrezikut të dëmtimit që paraqet për banorët.”

Sipas medias britanike, anëtarët e këtyre grupeve kanë diskutuar hapur për djegie masive të Kuranit, si dhe kanë postuar video me zjarrvënie, sulme me acid apo testime bombash të bëra vetë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

12 November, 2025
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

12 November, 2025
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

12 November, 2025
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result