Garat me kuaj në Angli janë kthyer në një problem duke qenë se shumë aktivistë kanë dalë në protestë për të mbrojtur të drejtat e kafshëve. Dëshira e tyre ishte që gara e “Epsom Derby” të mos zhvillohej duke qenë se nuk ishin respektuar kafshët.
Kjo ka bërë që policia të arrestojë 20 persona që protestuan dhe ku qëllimi i tyre ishte për të prishur garën dhe për të mos e lejuar që ajo të zhvillohet.
Një nga aktivistët, ka hyrë në fushë për të mos e lejuar garën por menjëherë është ndaluar nga policia.
Ndërkohë, në qytet janë arrestuar edhe 19 të tjerë të cilët kishin bërë një komplot që të vononin nisjen e garës e më pas të ndërhynin për ta parandaluar atë. Për aktivistët do të merren masa ditët në vijim për “tentativë për të shkatërruar garën” dhe “prishje e qetësisë publike”.