Aktivisti opozitar azer s’mund t’i hapë sytë nga rrahja e policëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktivisti opozitar azer dhe kritiku i zëshën i Qeverisë së Azerbajxhanit, Tofiq Yaqublu, thotë se është rrahur rëndë gjanë mbajtjes në ndalim policor, pasi u arrestua në një protestë të mërkurën.

Duke u paraqitur në një video pas lirimit, ai shihet me mavijosje të rënda rreth syve dhe thotë se oficerët gati e ngulfatën, shkruan Free Europe.

“M’i lidhën duart me pranga pas shpinës, më vendosën një qese plastike në kokë dhe filluan të më rrahnin në mënyrë të pamëshirshme”, tha opozitari.

“Më dukej se po vdisja. E shqeva qesen me dhëmbë që të mund të merrja frymë. Qesja më ishte ngjitur për fytyre”, shtoi ai.

Qeveria e Azerbajxhanit, e cila gjerësisht është akuzuar për abuzim të të drejtave të njeriut, përfshirë torturën dhe ndalimin arbitrar, i quajti “të pabaza” pretendimet e aktivistit.

https://www.rferl.org/embed/player/0/31592721.html?type=video
Share This Article