Aktivistja ndërhyn ne debatin për ‘prejardhjen’ e ambasadores Yuri Kim

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim është përfshirë në një debat me një komentues në rrjetet sociale në lidhje me ‘prejardhjen’ e saj.

Në këtë debat është përfshirë edhe aktivistja, Elona Caslli.

Në një foto që Kim ka postuar në ‘Instagram’ me këngëtaren Ermira Babaliu, një person i ka lënë një koment, kryediplomates:

Dashuria shqiptaro-kineze është një histori e vjetër.

Kim ka reaguar ndaj këtij komenti dhe e ka ftuar ndjekësin për një bisedë në zyrën e saj në ambasadë për t’i treguar pse mendon se ajo është kineze. Ajo shton se mund t’i tregojë historinë e vendit të saj, që e cilëson një komb emigrantësh.

 ‘Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’ju tregoj për historinë krenare të vendit tim si një ‘Komb i Emigrantëve’, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam ‘kineze’. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë’, i është përgjigjur ambasadorja.

Pas këtij lajmi ka ardhur edhe ndërhyrja nga aktivistja Elona Caslli.

‘Prejardhja juaj nuk ka kurrfarë rëndësie. Qëndrimet tuaja kundrejt realitetit shqiptar dhe prejardhja e këtyre qëndrimeve kanë rëndësi maksimale.

Pa mbaruar ende procesi i numërimit uroni fituesin e zgjedhjeve dhe pas disa javësh nga Pogradeci pohoni se duhet të hetohet krimi zgjedhor.

A nuk bini ju në kundërshti me veten?!’, shkruan Caslli në komentin e saj.

Share This Article