Dyche Sean, numri një i stolit të Everton ka folur së fundmi për Armando Brojën dhe mundësitë reale që ka sulmuesi kuqezi që të aktivizohet në ndeshjen e radhës ndaj Arsenal.
“Broja do të jetë në ç’do strategji që do të ndërtojmë për këtë duel delikat. Ai kurrë nuk ka qenë larg mendimeve të mia për sa kohë ka qenë i shëndetshëm.
E aktivizova për pak minuta përballë Uolves për ti dhënë mundësi që të shijonte pak emosionet e ndeshjes. Ai ka një rrugë të gjatë përpara se të rikthehet në maksimumin e tij fizik. Ai po tregon se kërkon të rikthehet kompetitiv në grup dhe më pas të jetë i tillë edhe në fushë”,- tha ai.
Kujtojmë që Armando Broja debutoi me ekipin e parë të Everton më 4 dhjetor. Sulmuesi shqiptar zbriti në fushë pas një pritje disa mujore dhe 2 ndeshjeve me skuadrën rezervë.
Broja u aktivizua në minutën e 83’ të sfidës me Wolverhampton që përfundoi me suksesin 4 – 0. Pas fitores Armando Broja falenderoi tifozët për mbështetjen.