Revista People ka zgjedhur aktorin britanik, Jonathan Bailey, (37 vjeçar) si ‘burrin më të pashëm’ për vitin 2025.
Lajmi u bë i ditur mbrëmë në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.
Bailey fitoi famë botërore falë rolit të tij si Lord Anthony Bridgerton në dramën e suksesshme të Netflix “Bridgerton”, e cila fitoi audiencën në të gjithë botën.
Pas kësaj, aktori u zhvendos në ujërat e Hollywoodit dhe arriti role të shquara në projekte të mëdha filmike si “Jurassic World Rebirth”, “Wicked” dhe vazhdimi i ardhshëm “Wicked: For Good”.
Bailey pasoi John Krasinskin, i cili e mbante këtë titull vitin e kaluar.
I njëjti është nga Oxfordshire, Angli, dhe e filloi karrierën e tij si aktor që fëmijë.
Më vonë ai u bë një aktor i njohur teatri, duke u shfaqur në prodhime të Royal Shakespeare Company dhe në West End të Londrës.
Titulli “Burri më i pashëm” nga revista People është mbajtur nga shumë aktorë dhe muzikantë të famshëm para tij, përfshirë Chris Evans, John Legend, Michael B. Jordan, Paul Rudd, Ryan Reynolds, Chris Hemsworth, Bradley Cooper, Dwayne Johnson, Idris Elba, Adam Levine, Richard Gere, Channing Tatum dhe David Beckham.
															
                                


