Aktorja e filmave pornografikë masakron djalin dhe i dërgon foto ish-burrit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua, protagoniste e disa filmave pornografikë në Itali ka masakruar djalin e saj 2-vjeçar. Ajo la trupin e pajetë të djalit në një arkë supermarketi duke tronditur punonjësit dhe klientët.

Fëmija kishte marrë nëntë plagë me thikë në trup, gjoks dhe qafë. Thika me të cilën ishte kryer krimi u gjet në çantën e gruas 44-vjeçare e cila e kishte hedhur bluzën e tij të mbuluar nga gjaku dhe xhupin e saj në një ndërtesë aty pranë.

Sipas autoriteteve, nëna 44-vjeçare Catalin Erzebet Bradaks  e cila dikur kishte qenë aktore në filmat pornografikë, kishte për qëllim të hakmerrej ndaj babait të fëmijës me të cilin ishte divorcuar kohët e fundit. Çifti ishte në një mosmarrëveshje të gjatë për kujdestarinë e fëmijës.

Babai, i cili jeton në Hungari, njoftoi autoritetet pasi mori një fotografi të djalit të tij të vdekur përmes WhatsApp. Autoritetet thonë se nëna e foshnjës e dërgoi foto pak para se të nisej drejt supermaketit. /Abcnews.al

Share This Article