Aktorja e njohur dhe deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë përsipër një përgjegjësi të re.
Gjatë konferencës së parë për media të festivalit, u zbulua se aktorja nga Kosova do të jetë një ndër prezantueset e Festivalit të Këngës në RTSh.
Do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event”, tha Matoshi.
‘Është një sfidë e madhe për mua, por si person mua më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë”, u shpreh aktorja.
Kujtojmë se edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSh do të mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor të këtij viti.