Aktorja fituese e Oscar, Louise Fletcher, vdiq në moshën 88-vjeçare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Louise Fletcher, aktorja e cila fitoi një çmim Oscar për rolin në filmin “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”, ka vdekur në moshën 88-vjeçare, në Francë, sipas agjentit të saj David Shaul.

Shaul tha se Fletcher vdiq për shkaqe natyrore, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ajo ishte e rrethuar nga familja në shtëpinë e saj në Montdurausse.

Oscari i Fletcher erdhi për filmin e saj të dytë pas një pushimi të gjatë nga aktrimi për të rritur fëmijët e saj.

Fjalimi i saj në Oscars mbahet mend, pasi falënderoi kolegët e saj dhe më pas, duke përdorur gjuhën e shenjave, falënderoi prindërit e saj të shurdhër që shikonin nga shtëpia.

“Dua të them faleminderit që më mësuat të shoh një ëndërr. Ju po shihni ëndrrën time të realizohet”, u tha ajo prindërve.

Filmi fitoi pesë çmime Oscar për vitin 1975, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Fletcher gjithashtu pati një rol të vazhdueshëm në serinë “Star Trek: Deep Space Nine” dhe luajti Helen Rosemond në filmin “Cruel Intentions” të vitit 1999. Së fundmi, ajo u shfaq në serialin komedi të Netflix “Girl Boss” dhe në serialin “Shameless”.

Fletcher ka lënë pas dy djemtë e saj, John dhe Andrew Bick; motrën e saj, Roberta Ray; dhe një mbesë.

Fletcher u martua me Jerry Bick më 1959 dhe çifti u divorcua më 1977.

Share This Article