Aktorja shqiptare fituese e Oscar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkëlqimi i ceremonisë së 98-të të “Academy Awards”, këtë vit pati edhe momente krenarie për vendin tonë.

Aktorja me origjinë shqiptare, Luana Bajrami, është ngjitur në majat e kinematografisë botërore, duke u bërë pjesë e historisë së çmimeve Oscar.

Në një moment të rrallë dhe të pazakontë për këtë kategori, çmimi “Live Action” u nda mes dy fituesve. Mes tyre, triumfoi filmi me metrazh të shkurtër “Two People Exchanging Saliva”, ku Bajrami shkëlqen në rolin kryesor.

E vendosur në një Paris të “pazakontë”, ku dashuria është nën pranga dhe puthjet konsiderohen krim i rëndë, Luana interpreton personazhin e Malaise.

Një rrëfim absurd mbi lirinë dhe ndëshkimin.

E lindur në Kosovë dhe e rritur në Francë, Bajrami nuk është më një emër i panjohur. Pas suksesit me “Portrait of a Lady on Fire” dhe debutimit si regjisore në Kanë me “Luaneshat e Kodrës”, ky Oscar e shndërron atë zyrtarisht në një nga talentet më premtuese të gjeneratës së re në Evropë.

Share This Article