Akuza e fortë nga PD: U vodh edhe shtëpia e Elisa Spiropalit!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se edhe Elisa Spiropali, Ministre për Parlamentin ka rënë pre e vjedhjes së shtëpisë së saj, por nuk e ka denoncuar atë. Mesazhi i Palokës në Facebook vjen pas zbulimit të pastrueses Rozeta Dobi e cila kishte qindra mijëra euro të vjedhura në shtëpiënë e saj, duke qenë e njohur si pastruese e shtëpive të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

“Elisa u tregua me e zgjuar; kur vodhen ne shtepine e saj disa vite me pare (per koncidence ishte po janar), e mbajti pothuajse te fshehte. “Pothuajse” …se edhe miqte e ngushte tregojne nje dite…! Tregojne Elisa…” shkruan Paloka në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3120452541586044&id=100008639860309

Thashethemet për vjedhjen e njërit apo tjetrit ministër qarkullojnë prej vitesh, megjithatë paratë në shtëpinë e Rozeta Dobit janë e vetmja provë për një “pastrim” të parave të pista në shtëpitë e zyrtarëve të lartë.

Share This Article