Akuza ndaj Berishës/ Topalli: Po diskutojmë mënyrën e përgjigjes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli në një dalje për mediat ka komentuar situatën e ish-kryeministrit Berisha me drejtësinë lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Topalli u shpreh se ky është një sulm ndaj kreut të opozitës, ndërsa u shpreh se po diskutohen variantet për përgjigjen e opozitës ndaj këtij rasti.

Sipas saj është e paprecedentë që republika parlamentare të zëvendësohet me “republikën e prokurorëve” që sipas saj nuk njohin Kushtetutën.

“Po i bëjnë sulm politik kreut të opozitës. Kjo është çështje e opozitës, jo e zotit Berisha. Nuk pranohet lehtë. Ka shumë variante, të gjitha po diskutohen. Në historinë e pluralizmit shqiptar nuk do gjeni një vështirësi kaq të madhe që i bëhet opozitës aq sa PD në Shqipëri. Tentojnë ta blejnë ta asgjësojnë ose t’i godasin kryetarin.
Kjo forcë politike gjithmonë ka gjetur kurajën për t’i qëndruar besimeve të saj. E vërteta është që kur ishte 21-shi dhe Lulzim Basha donte ta përjashtonte Berishën, dy deputetë dolën në krah të tij, Flamur Noka, Paloka dhe Tritan Shehu. Të tjerët erdhën më vonë, Politika mbijeton mbi frikën. Sulmohet më i forti për të ngjallur frikë tek të tjerët.
Situata është shumë e komplikuar, kjo është betejë politike, e vështirë por e rëndësishme. Është e paprecedentë që republika parlamentare të zëvendësohet me republikën e prokurorëve që nuk njohin Kushtetutën e vendit”, u shpreh ajo.

Share This Article