Akuza për blerje votash, SPAK në aksion/ Arrestohet Fredi Beleri, kandidati i opozitës dërgohet në Policinë e Vlorës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lidhur me ngjarjen nuk ka ende një njoftin zyrtar nga Policia e Shtetit.

HIMARË– Arrestohet Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Himarës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kandidati i opozitës akuzohet për blerje votash dhe se aktualisht ndodhet në Komisariatin e Policisë së Vlorës. Megjithatë lidhur me ngjarjen nuk ka ende një njoftin zyrtar nga Policia e Shtetit. Po të njëjtat burime të Dosja.al bëjnë me dije se prangosja është bërë nga agjentët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe nga efektivë të dërguar nga Tirana. Ditët e fundit ai ka qenë i sulmuar nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili se e ka akuzuar se ka në axhendë helenizimin e Himarës duke iu referuar një interviste që Beleri dha për Protothema. Vetë Beleri hodhi poshtë akuzat duke u shprehur se e gjjtha ishte fabrikim i mediave të Ramës pasi ai vetë kishte folur vetëm për gjuhën greke dhe minoritetin. 

Share This Article