Akuza për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, jepet sot masa e sigurisë për Jamarbër Malltezin. Për Berishën, në gjykatë nuk ka mbërritur…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

GJKKO mban sot në orën 13:30 seancën për caktimin e masës së sigurimit për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, së bashku me ndërtuesin Fatmir Bektashi do të dalin para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë.

Malltezi u arrestua me urdhër të SPAK dy ditë më parë (21 tetor) në Rinas, teksa priste bashkëshorten nga një udhëtim në vendet e BE.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, thuhet se Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Fatmir Bektashi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës.

Në lidhje me këtë çështje akuza janë ngritur edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndaj të cilit është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, por edhe ndalim i udhëtimit jashtë vendit.

Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal. Për Berishën, gjykata ka qenë e rezervuar dhe s’ka dhënë informacione mbi datën e seancës gjyqësore ndaj tij.

Share This Article