ftuar në studion e Euronews Albania, gazetari Basir Çollaku, u pyet në lidhje me një lajmin e qarkulluar në media, se ish-deputeti Tom Doshi ka takuar Charles McGonigal dhe i ka kërkuar që FBI-të hetojë planin e pretenduar për vrasjen e tij nga Ilir Meta.
Gazetari tha se një episod i tillë është i përmendur dhe pretendohet se është bërë dhe një pagesë prej 500 mijë euro.
Ai shtoi se drejtësia amerikane pritet t’i zbardhë të gjitha çështje të pretenduara për shkak të seriozitetit me të cilën po shqyrtyohet kjo çështje.
Pjesë nga biseda:
Sidorela Gjoni: I referohem asaj që përflitet më tepër, është rasti i biznesmenit Tom Doshi, i cili thuhet se ka kërkuar ndihmë McGonigal në atë periudhë, që të hetoj Meta pasi në gjykimin e tij kishte një pretendim se ai mudn t’i cënonte jetën.
Basir Çollaku: Është një episodi i tillë i përmendur dhe është një shumë prej 500 mijë euro e pretenduar se është paguar për të kryer një shërbim të tillë. Për të parë dhe për të hequr këtë sanksion të Departamentit Amerikan të Shtetit. Përveç kësaj janë dhe shumë biznesmenë të tjerë shqiptarë dhe politikan që e kanë takuar McGonigal.
Hetuesi po hetohet prej 5 vitesh. Serioziteti me të cilin ata i marrin dhe i hetojnë çështjet është shumë i madh.