Akuza të reja janë ngritur ndaj Princit Andrew në mesin e hetimeve mbi marrëdhënien e tij me financierin pedofil, Jeffrey Epstein.
Në një artikull të botuar BBC citon një ish nëpunës civil ku pohon se ish princi ka përdorur paratë e taksapaguesve për masazhe dhe shpenzime të tepruara udhëtimi gjatë kohës kur shërbente si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar.
Ish-nëpunësi kishte refuzuar mes te tjerash të paguante për të mbuluar kostot e një masazhi për Andrew, por ishte penguar nga eprorë të tij.
“Unë mendova se kjo ishte e gabuar. E bëra të qartë atëherë se nuk të paguanim për të, por në fund paguam gjithsesi.”
Rimbursimet e pretenduara prej tij shkonin në mijëra paundë. Duke folur në kushte anonimiteti, ish nëpunësi tashmë në pension rrëfeu se ishte përballur disa herë me fatura shpenzimesh të tepruara që lidheshin me udhëtimet e supozuara zyrtare të Andrew-t gjatë periudhës 2001–2011.
Një burim i dytë, duke folur për BBC, tha se kishte parë disa herë kërkesat për rimbursim të shpenzimeve të udhëtimeve të ish-princit. Ai rrëfeu se nuk kishte “absolutisht asnjë dyshim” mbi vërtetësinë e akuzave ndaj ish-dukës së York-ut.
Kërkesat e tepruara për rimbursime përfshinin kostot e fluturimeve, dhomave të hotelit dhe pagat e stafit të Andrew, ku nuk ishte e qartë sa persona e shoqëronin dhe kush ishin ata.
Thirrjet nga një sërë figurash publike për një hetim më të gjerë mbi marrëdhëniet e kaluara të Andrew me Epstein, janë shtuar ndjeshëm. Ai vetë ka mohuar çdo shkelje, por ndërkohë nuk ka reaguar drejtpërdrejt ndaj akuzave më të fundit.
Emri i ish-princit ka qenë në qendër të mediave ndërkombëtare pasi u arrestua në Sandringham dhe mbajt në paraburgim për 12 orë me dyshimin se ka ndarë informacione të rezervuara me financierin amerikan Jeffrey Epstein, në kohën kur shërbente si i dërguar për tregtinë i qeverisë britanike.


