Akuza të rënda nga Moska: SHBA po përdor Ukrainën për të dobësuar Europën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri rus i Mbrojtjes, Serghei Shoigu, ngriti akuza të rënda ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këtë të mërkurë. Ai tha se Amerika është duke përdorur situatën në Ukrainë për të dobësuar shtetet e tjera, duke përfshirë edhe Europën.

Shoigu foli edhe për armët bërthamore, duke u shprehur se Ukraina po tenton të krijojë një bombë të “pistë”, ndërsa shtoi se Kievi dëshiron të sigurojë armë bërthamore nga NATO.

Deklaratat e Serghei Shoigu u bënë gjatë vizitës së tij në Bjellorusi.

Mes këtyre lajmeve që vetëm rrisin më shumë tensionet mes palëve, lajmi i mirë është angazhimi i Rusisë për të marrë pjesë në marrëveshjen për të lehtësuar eksportet e grurit nga Ukraina, pak ditë pasi vendosi ta pezullonte atë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte marrë garanci me shkrim nga Kievi që nuk do ta përdorte korridorin e grurit në Detin e zi për veprime ushtarake kundër Rusisë.

Share This Article