Akuzat e Berishës, reagon Miliad Lopa: Vëllai im është menaxher në fabrikë të licensuar kanabisi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas akuzave të ish kryeministrit Berisha në emisonin “Opinion” ku akuzoi të vëllain e Miliad Lopës se ka shtëpi bari, vet Miliad Lopa ka kontaktuar Hashtag.al dhe ka kërkuar të përgënjeshtrojë lajmin.

Ai ka thenë se i vëllai është i punësuar në një impiant industrial kanabisi për prodhime kozmetike dhe se impianti është i regjistruar ligjërisht në Itali.

Miliad Lopa gjithashtu ka vënë në dispozicion dhe nje vërtetim nga pronarët e impiantit ku vërtetohet pozicioni i tij i punës.

Lopa ka vënë në dispozicion dhe një dokument që sipas tij është ekstrakti tregtar i kesaj fabrike kanabisi. 

Share This Article