Akuzat e reja! Donald Trump del sot në gjyq, Uashingtoni rrit sigurinë në Gjykatë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të akuzohet sot edhe zyrtarisht në një seancë dëgjimore, për komplot për ndërhyrje në zgjedhjet e 2020-ës, raporton BBC.

Në prag të gjykimit Trump e kritikoi çështjen si provë e “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të SHBA nën drejtimin e Joe Biden.

Siguria është duke u rritur në Uashington DC për seancën dëgjimore. Barriera metalike janë vendosur jashtë gjykatës federale. 

Trump, pritet të dalë para gjykatës, por të deklarohet i pafajshëm. Ndonëse e ka mundësinë e paraqitjes në gjyq edhe përmes video-lidhjes, ai pritet të dalë në seancë fizikisht. Në prag të gjykimit Trump e kritikoi çështjen si provë e “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të SHBA nën drejtimin e Joe Biden.  

Sipas aktakuzës, Trump përballet me katër akuza, duke përfshirë komplotin për të mashtruar SHBA-në, ndërhyrjen e një dëshmitari dhe komplot kundër të drejtave të qytetarëve. Kjo është çështja e tretë penale e profilit të lartë kundër ish-presidentit dhe më e rënda nga ato që kërcënojnë të dëmtojnë kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Share This Article