ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri 2 hours ago
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës? 3 hours ago
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses 6 hours ago
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë 6 hours ago
Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Akuzat ndaj ambasadorëve, Meta i përgjigjet Kushtetueses: Kam vënë në dijeni edhe shtetet që ata përfaqësojnë

albnews by albnews
8 February, 2022
in Albania
0
Akuzat ndaj ambasadorëve, Meta i përgjigjet Kushtetueses: Kam vënë në dijeni edhe shtetet që ata përfaqësojnë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një ndër pyetjet e Gjykatës Kushtetuese ka qenë dhe për akuzat që presidenti ka bërë ndaj përfaqësuesve të misioneve diplomatike.

Meta i bëri të qartë gjyqtarëve se shqetësimet e tij për sjellje jo korrekte të diplomatëve të caktuar, ua ka shprehur zyrtarisht atyre, duke vënë në dijeni po zyrtarisht edhe vendet apo organizatat që ata përfaqësojnë.

RelatedPosts

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

Në disa dalje publike apo intervista Presidenti i Shqipërisë ka akuzuar ambasadoren amerikane, Yuri Kim se ka ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë, madje dhe duke mbështetur kryeministrin Edi Rama edhe në zgjedhjet e 25 prillit.

Në përgjigjen drejtuar Gjykatës Kushtetuese Meta lë të kuptojë se ka njoftuar Shtëpinë e Bardhë. 

Pyetje: A mendoni se akuzat ndaj përfaqësuesve të misioneve diplomatike bërë në daljet tuaja publike në media apo rrjetet zyrtare e sociale si të korruptuar apo ato për rrezikun e integritetit tuaj fizik kanë bazë faktike dhe nëse po, a keni bërë denoncim në organet përkatëse

Pergjigje: Presidenti i Republikës ka refuzuar prerë çdo lloj ndërhyrjeje apo qëndrimi publik nga diplomatë të veçantë, të cilët në mënyrë direkte apo të nënkuptuar, kanë mbështetur shkeljet dhe shkelësit e Kushtetutës, shkeljet e njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, shkeljet e ligjit, marrjen nën mbrojtje të personave nën hetim, dhe cenuesit e integritetit të institucioneve të pavarura (rasti “Dvorani”, por jo vetëm).

Presidenti ka refuzuar prerë çdo ndërhyrje nga aktorë të veçantë të trupës diplomatike, që kanë vepruar në shkelje të hapur të statusit të tyre diplomatik dhe Konventës së Vjenës, duke guxuar t`i diktojnë Presidentit të Republikës se si ai duhet të nxjerrë aktet e tij kushtetuese, edhe duke shkelur Kushtetutën dhe degraduar procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, për të pranuar në heshtje rrëmbimin flagrant të kompetencave të Kreut të Shtetit, me pasojë kapjen e Gjykatës Kushtetuese, dhe jo vetëm. Presidenti i Republikës është përballur edhe më parë me ndërhyrjet ilegjitime të disa diplomatëve të caktuar, edhe në procesin e ndërtimit të institucioneve të drejtësisë, bllokimin e pajustifikueshëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, emërimin antikushtetues me 69 vota të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, apo për veprimet manipuluese dhe jo transparente të ish kreut të KED-së lidhur me emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti i Republikës nuk ka ndërhyrë kurrë në kompetencat e asnjë përfaqësie diplomatike dhe të asnjë vendi partner, por për fat të keq, ka patur diplomatë të caktuar që publikisht kanë vënë në diskutim dekretet e Presidentit, duke marrë hapur anën e mazhorancës në kapjen e sistemit të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti, shqetësimet e tij për sjellje jo korrekte të diplomatëve të caktuar, ua ka shprehur zyrtarisht atyre, duke vënë në dijeni po zyrtarisht edhe vendet apo organizatat që ata përfaqësojnë” 

Më 7 shkurt në Gjykatën Kushtetuese u mbajt seanca e tretë e shqyrtimit të kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Palët lexuan konkluzionet përfundimtare dhe Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të shpallur vendimin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

14 November, 2025
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

14 November, 2025
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

14 November, 2025
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë

Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result