Deputetët e opozitës kanë vendosur targën AA653DM në tavolinat e parlamentit, makinë që thuhet se përdorte vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, me anëtarët e grupit kriminal të trafikut të drogës në Xibrakë.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi paralajmëroi dje se do ta diskutonte këtë çështje në Kuvend. Ai ka kërkuar interpelancë urgjente me Ramën, por ky i fundit ka refuzuar.