Akuzat për antisemitizëm, Franca thërret ambasadorin amerikan Kushner 

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Franca ka thirrur ambasadorin amerikan në Paris, pas letres qe diplomati Charles Kushner shkroi ndaj Presidentit Macrom per deshtim ne perballimin e rritjes se antisemitizmit

Ministria e Jashtme e Francës në një deklaratë të bërë një ditë më parë (24 gusht), ndërsa i cilësoi si të papranueshme akuzat e diplomatit amerikan, bëri me dije se ka thirrur Kushner për t’u paraqitur ditën e sotme në Ministrinë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“Franca i hedh poshtë me vendosmëri këto akuza nga Kushner. Akuzat e Kushnerit shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe detyrimin për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të një vendi tjetër. Ato gjithashtu nuk arrijnë cilësinë e partneritetit transatlantik midis Francës dhe Shteteve të Bashkuara dhe të besimit që duhet të mbizotërojë midis aleatëve”, thuhet në deklaratë. Autoritetet franceze janë mobilizuar plotësisht për të luftuar rritjen e akteve antisemite që nga sulmi i 7 tetorit 2023 nga Hamasi ndaj Izraelit, duke i konsideruar aktet “të patolerueshme.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, shprehu mbështetjen ndaj komenteve të Kushner, duke shtuar se: “Ambasadori Kushner është përfaqësuesi ynë i qeverisë amerikane në Francë dhe po bën një punë të shkëlqyer në avancimin e interesave tona kombëtare në atë rol.”

Ky debat vjen pas refuzimit nga ana e Macronit të akuzave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se qëllimi i Francës për të njohur një shtet palestinez po nxit antisemitizmin.

Share This Article