Akuzat për korrupsion, GJKKO njeh me masën e sigurisë një tjetër zyrtar të Bashkisë së Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar akuzën zyrtarit të Bashkisë së Tiranës, Enton Punaviha.

Ndaj tij, SPAK ka ngritur akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”  të kryer në bashkëpunim, e kryer dy herë. Deri më tani, ai ishte jashtë shtetit dhe sot është njohur me masën e sigurisë së detyrimit me paraqitje. Punavija ka mbajtur detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Transportit dhe Trafikut Rrugor.

Hetimet ndaj tij dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të tjerë të Bashkisë lidhen me dosjen 5D, ku dy drejtor, përkatësisht Mariglen Qato dhe Redi Molla kanalizonin tenderat publike për llogari të kësaj kompanie që e zotëronin de fakto.

Share This Article