Akuzat për korrupsion, jepet vendimi për Blatter dhe Platini

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-zv.presidenti Michel Platini janë shpallur të pafajshëm në gjyqin për korrupsion.

Ata përballeshin me akuzat e prokurorëve për pagesën e paligjshme të afro 2 milionë e 100 mijë dollarëve nga FIFA në xhepat e Platini, në vitin 2011.

Ai skandal i dha fund mbretërimit 17-vjeçar të Blatter në krye të FIFA-s. Me shkarkimin e paevitueshëm nga kreu i futbollit botëror, 86-vjeçari përfshiu në skandal edhe Platini, duke ndërprerë çdo shpresë të ish-legjendës franceze që ta pasonte në detyrë. Pas hetimit 6-vjeçar, Blatter u akuzua për “mashtrim, shpërdorim të detyrës, keqmenaxhim kriminal, si edhe për falsifikim dokumenti”.

Blatter u shpreh kështu para se të jepej vendimi: “Nuk jam shenjtor, por në këtë rast jam i pafajshëm”.

Share This Article