Akuzat për organizim të protestave, Meta: Kreu i shtetit nuk merret me maskarada të tilla

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, i fundit ky që disa herë ka thënë se pas protestave qëndron Presidenti dhe opozita.

Meta u shpreh se nëse do të ketë një manifestim tjetër të thirrur nga Presidenti, ai do të jetë i fundit dhe do bëhet për t’i dhënë fund dhunës së një regjimi që ai e quan të dhunshëm.

“Qytetarët e Shqipërisë e dinë shumë mirë se nuk kanë në krye të shtetit një tinzar dhe as palaço. Kanë një president që kur e thotë një fjalë, e çon deri në fund. Ka bërë manifestim me mimoza, model. Presidenti i ka bërë një thirrje popullit dhe populli ka qenë aty. Kreu i shtetit nuk merret me maskarada të tilla. Bashkohem me organizatat e huaja që dënojnë dhunën dhe intimidimin, madje edhe ndaj mediave.

Në këtë drejtim të jeni të sigurt që nëse do ketë edhe një manifestim tjetër nga Presidenti do ketë edhe një po vetëm një dhe do të jetë publik dhe i fundit kundër dhunës për ti dhënë fund njëherë e mirë për ti dhënë fund një regjimi të dhunshëm.

Deri më tani e kam pasur vëmendjen tek buxheti i shtetit për 2021, i cili është katastrofik për të mbështetur biznesin, sipërmarrjen. Të mos dyfishohen pagesat për koncesionet se nuk është kjo çështja më thelbësore tani”, tha ndër të tjera Meta

Share This Article