Akuzohej se ishte pjesë e grupit që do vriste Maduron, MEPJ: Jozef Ndoci është i sigurt

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se shtetasi shqiptar Jozef Ndoci, i cili mbahej i burgosur në Venezuelë për më shumë se një vit, është liruar dhe aktualisht ndodhet në gjendje të sigurt.

Ndoci ishte i mbajtur në burgun e sigurisë së lartë El Rodeo, në shtetin Miranda. Lirimi i tij u realizua pas një procesi të zhvilluar në ditët e fundit, në kuadër të një pakete lirimesh për disa të burgosur të huaj që ishin arrestuar nga regjimi i presidentit Maduro.

Ministria, përmes Ambasadës së Shqipërisë në Brazil, ka ndjekur çështjen në mënyrë të vazhdueshme dhe në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësi diplomatike mike, duke vendosur në fokus mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shtetasit shqiptar.

Autoritetet shqiptare kanë qëndruar në kontakt të ngushtë me familjarët e Ndoci dhe do të ofrojnë mbështetje deri në kthimin e tij të sigurt në Shqipëri.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh mirënjohje për kontributin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe për bashkëpunimin e përfaqësive diplomatike partnere në Karakas, duke rikonfirmuar angazhimin e saj për mbrojtjen e shtetasve shqiptarë kudo që ata ndodhen.

Jozef Ndoci akuzohej se së bashku me disa shtetas të tjerë të huaj, ishte pjesë e një grupi që kishte organizuar një atentat ndaj presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Share This Article