Akuzohen për blerje votash, arrestohen tre punonjës të IKMT-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre punonjës të IKMT-së janë vënë në pranga mbrëmjen e kaluar në qytetin e Dibrës, qytet ku drejtuese politike është zv kryeministrja Belinda Balluku.

Sipas BW, bëhet fjalë për tre punonjës të cilët janë konstatuar nga eksponentë të opozitës. Ata kanë mbajtur nën vëzhgim personat në fjalë dhe pretendojnë se i kanë kapur duke blerë vota.


Pasi kanë mbajtur të bllokuar hyrjen e pallatit, në vendngjarje kanë arritur edhe forcat e policisë të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin e tyre. Tashmë do të bëhet këqyrja e pamjeve filmike dhe marrja e dëshmive për të verifikuar akuzat ndaj tyre.

Share This Article