Akuzohen për shitje të diplomave false, arrestohen 9 persona në Itali, mes tyre pronari i universitetit që operon në Shqipëri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas një hetimi të gjatë të Guarda Di Finanza në Itali, janë vënë në pranga 9 persona, mes të cilëve edhe pronari i Wisdom University, Savino Cianci, siç rezulton në dokumentet e qendrës kombëtare të regjistrimit të biznesi në Shqipëri.

Ata akuzohen për një skemë mashtrimi me dhënien e diplomave fiktive, teksa sipas mediave italiane hetimet nisën pas një denoncimi të bërë nga një qytetar.

Konkretisht në pranga kanë rënë Maria Saveria Modaffari, 38 vjeçe, Fortunata Giada Modaffari, 33 vjeçe, Maria Attisano, 57 vjeçe, Lucia Catalano, 44 vjeçe, Savino Cianci, 60 vjeç, Leonardo Catalano, 42 vjeç, Marco Lombardi, 52 vjeç, Antonio Caporale, 33 vjeç  dhe Maria ‘Mdaraa, 36 vjeçe.

Ndërkohë në një reagim për mediat, avokatja e përbashkët e tyre ka deklaruar se: Tashmë kemi shpjeguar qëndrimin tonë për shumicën e akuzave para organeve të tjera gjyqësore. Këto ditë që na ndajnë nga marrja në pyetje do të mbledhim të gjithë dokumentacionin që kemi për të sqaruar aspektet e mbetura të historisë. Kemi besim të madh te organi gjyqësor procedues.

Referuar mediave italiane, thuhet se ata merrnin afërsisht rreth 8 mijë euro për çdo diplomë apo vërtetim fals që u jepet “studentëve”. Disa dosjes hetimore, mediat italiane shkruajnë se ka pasur edhe raste kur u janë dhënë në këmbim një çantë e një firmë të njohur, me vlerë 1200 euro.

Share This Article