Akuzohen për “shpërdorim detyre”, policia e Tiranës shoqëron në komisariat 11 inspektorë të IKMT-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Tiranës shoqëron në komisariat 11 inspektorë të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), pasi pranë Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, një subjekt privat ka kallëzuar se ditën e sotme (e hënë), në objektin e tij janë paraqitur inspektorë të IKMT-së, të cilët, sipas denoncimit, “kanë shpërdoruar detyrën”.

Sipas subjektit privat, vetëm 4 prej tyre kishin urdhër për kryerjen e inspektimit në terren.

“Në ambientet e DVP Tiranë janë shoqëruar 11 shtetasit e mësipërm, të cilët pas deklarimeve përkatëse dhe komunikimit me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, janë proceduar në gjëndje të lirë.“- thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Lidhur me këtë ngjarje policia ia ka kaluar materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Share This Article