Akuzohen për spiunazh, lirohen dy rusët dhe ukrainasi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë lënë të lirë, dy rusët dhe ukrainasi, të arrestuar për spiunazh nga policia, në lidhje me disa pamje, foto e video të bëra në uzinën e Gramshit.

Lajmi është dhënë nga prokuroria.

Dy rusët Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov, të cilët sulmuan me spraj kimik 2 ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh, si dhe fotografuan objektin ushtarak, janë lënë të lirë nga gjykata 9 muaj pas arrestimit.

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga paraburgimi dy rusët Svetlana Timofevaa dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov, të akuzuar për incidentin në uzinën e armëve në Gramsh vitin e kaluar.

Togat e zeza vendosën që Zorin të lihet në arrest shtëpie, ndërsa të pandehurit Svetlana Timofevaa dhe Fedir Alpatov, do të jenë të lirë, por prokuroria ka urdhëruar bllokimin e pasaportave të tyre.

Shkak për lirimin me kërkesë të akuzës, është bërë mbarimi I afateve të paraburgimit, ndërkohë që prokurorisë nuk I ka mbërritur ende ekspertiza që lidhet me pajisjet fotografuese dhe ato të vëzhgimit me të cilat u ndaluan pranë uzinës së Gramshit në gusht 2022.

Share This Article