Akuzohet për dhjetëra përdhunime, arrestohet shkrimtari meksikan Andres Roemer!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë rreth 60 akuza sipas një organizate për mbrojtjen e të drejtave të grave, pasi një balerinë, Itzel Schnaas, e akuzoi atë për sulm seksual ndaj

shtë arrestuar së fundmi në Izrael shkrimtari dhe ish-diplomati meksikan Andres Roemer, i akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual. Andres do të ekstradohet në Meksikë. Në qershor 2021, Meksika kërkoi ekstradimin e ish-diplomatit, i cili gjithashtu ka nënshtetësi izraelite, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Lartë e vendit. Që nga shkurti i atij viti, akuzat kundër tij filluan të shtohen.

Janë rreth 60 akuza sipas një organizate për mbrojtjen e të drejtave të grave, pasi një balerinë, Itzel Schnaas, e akuzoi atë për sulm seksual ndaj saj. Autori e mohoi kategorikisht këtë akuzë duke postuar në Tëitter por më pas u tërhoq nga faqet e rrjeteve sociale ndërsa ankesat u shtuan.

Gratë pretendojnë se ish-diplomati i ftonte ato në shtëpinë ose zyrën e tij, nën ‘maskën’ e biznesit. Andres Roemer ishte gjithashtu një ambasador i vullnetit të mirë të UNESCO-s, por kjo agjenci e OKB-së ndërpreu të gjitha lidhjet me të.

Share This Article